Futbollistit të Manchester United, Zlatan Ibrahimoviç, do t’i ngrihet një statujë në nderim të tij, pasi është shpallur lojtari më i mirë në Suedi, në vitin e dhjetë me radhë.

Ibrahimoviç, 36-vjeçar ka marrë çmimin “Topi i Artë” (Guldbollen), në një ceremoni në Stockholm.
Statuja do të ngrihet jashtë “Friends Arena” në Stockholm, stadiumit ku Ibrahimoviç shënoi katër gola kundër Anglisë më 2012. Ibrahimoviç tha se” është e jashtëzakonshme për të”.

Artikulli paraprakKurrë te Juventusi!
Artikulli tjetërSonte në program Europa League, ja ndeshjen që ngjallin më shumë kurreshtje