SHPËRNDAJE

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës të premtën mbajti një mbledhje ku u diskutuan shumë çështje me rëndësi për basketbollin Kosovar, por edhe disa rregulla që duhet të zbatohen tash e tutje, përcjell Korneri.net

Krerët e kësaj Federate kanë marr një vendim të prerë dhe njëkohësisht të pritshëm për klubet tona që do të marrin pjesë në garat evropiane.

Të gjitha që duan të marrin pjesë në garat ndërkombëtare gjatë këtij viti, duhet të depozitojnë një shumë të caktuar parash në FBK, si garanci se kanë buxhet për t’i përballuar shpenzimet në garat ndërkombëtare.

Kjo shumë nukë shtë e vogël, por mëse e domosdoshme për të vijuar garat, pasi kjo shifër është saktësisht 15,000.00 (pesëmbëdhjetë mijë) euro, që duhet të shkojnë  në xhirollogari të FBK-së si formë garancioni për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, është thënë nga FBK-së, gjatë kësaj mbledhje. Mirëpo, po ashtu është thënë se asnjë skuadër kosovare sivjet, nuk do të marrë pjesë në garën prestigjioze, Champions League. /Korneri.net

PËRGJIGJU