Supertalenti kosovar, Suad Sahiti transferohet në Marseille
Klubi i famshëm francez, Marseille, do të ketë në dispozicion supertalentin kosovar, Suad Sahitin, i cili të shtunën në mëngjes do të udhëtojnë drejt Francës, për të nis aventurën te klubi Marseille.
Ish futbollisti i 2 Korrikut dhe së fundmi i Ramiz Sadikut, është anëtar i rregullt përfaqësueses i U-17 të Kosovës, dhe në disa turne të mbajtura në Shqipëri ishte shpall si futbollsti më i mirë i grupmoshave të tij.
Talentin e padiskutueshëm e kanë vërejtur skautët e Marseille, të cilët jo vetëm në Shqipëri por ishin prezent edhe në Prishtinë para një muaji, për ta parë dhe përcjellë nga afër Suad Sahitin, i cili u la mbresa të mëdha, bile edhe më shumë sepse 16 vjeçari, nuk do të shkoi për prova në Marseille, por direkt do të filloi punën dhe stërvitjet. Do të kalitet mirë, do të forcohet, do të fitoi përvojë edhe më të madhe dhe sigurisht se do të luajë pas një viti e gjysmë në skuadrën e parë.
Suad Sahiti është sulmues i lindur. Luan më të dyja këmbët, edhe pse më të mirë e ka të djathtën. Është shumë intelegjent, teknik i mirë dhe shumë i shpejtë, me fjalë të tjera futbollist i kompletuar.
Redaksia e “Korneri.net” i dëshiron shumë fat Suadit në karrierën e tij, dhe një ditë ta përfaqësojë më denjësisht futbollin kosovar edhe në ngjarjën kryesore evropiane, Ligën e Kampionëve, atje ku akualisht merr pjesë skuadra Marseille.














